Vendosni fjalën kyçe....

Kompania private bllokon rrugën për banorët, Veliaj mbjell pemë


Prej disa javësh mijëra banorë të Tiranës, Bathores, Paskuqanit, Kamzës e Institutit po përballen me një situate tejet të vështirë për sa i përket qarkullimit.

Kjo për shkak të vonesës në punime për riparimin e rrjetet të ujërave që po kryhet nga një kompani private. Edhe pse projekti duhet të kishte përfunduar në fund të muajit shkurto, sot jemi në datën 12 mars dhe punimet nuk kanë përfunduar ende.

Kjo ka shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e mjeteve që hyjnë e dalin nëpërmjet urës së ngushtë të Paskuqanit që përdoret nga mijëra banorë të zonës por edhe të zonave të tjera të Tiranës e Kamzës.

Punonjësit e kompanisë deklarojnë se shkak për vonesën janë bërë tubacionet e shumta nëntokë të ndërtesave private të zonës, megjithatë kjo nuk e zgjidh aspak problemin e banorëve që duhet të ndjekin rrugë të gjata alternative  për të vajtur në Tiranë.

Për më tepër që kompania nuk punon të shtunë e të diel duke e shtrirë kohëzgjatjen e përfundimit të punimeve që duhet të ishin mbyllur që në fund të muajit shkurt.

Punimet kanë nisur në rrugën e re që u asfaltua para pak muajsh nga ish-uzina Dinamo te Sheshi Shqiponja. Ndërsa pjesë e ndërhyrjes është edhe segmenti nga Ura e Paskuqanit te shinat e trenit.

Pjesa që ka përfunduar është lënë pa asfaltuar duke shkaktuar probleme të shumta dhe dëme të mjeteve që e përdorin  këtë rrugë çdo ditë, pa llogatitur pjesën e bllokuar që i detyron banorët të zgjasin rrugën me dhjetëra kilometra për të mbërritur në destinacion.

Punonjës të Policisë Bashkiake qëndrojnë në krye të rrugës për t’u komunikuar drejtuesve të mjeteve bllokimin e rrugës, ndërsa shefi i tyre, Veliaj, fotografohet duke mbjellë pemë në zona të ndryshme të kryeqytetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *