Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët e Shkodrës protestojnë: Ndal dhunës! (VIDEO)


Pas protestave të djeshme në Tiranë, protestave të para pak ditëve në Lezhë, edhe mjekët e Shkodrës kanë ngritur zërin e tyre.

Mjekët e spitalit të Shkodrës janë solidarizuar me kolegët e tyre, kundër dhunës ndaj bluzave të bardha. Protesta po zhvillohet përpara spitalit rajonal të Shkodrës, ku mjekët po kërkojnë siguri në punën e tyre.

Kryetari i Sindidatës së Shëndetësisë në Shkodër, Paulo Kaceli, kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera që të marrin masa dhe të kuptojnë shkaqet e kësaj dhune.

Sipas tij e gjitha vjen edhe nga varfëria e popullit.

“Fatkeqësisht këta protesta po marrin indicie prej një gjëje shumë të rëndë që nuk ndodh në vendet e qytetëruara.

Ministria e Shëndetësisë dhe organet ligjzbatuese të shohin se ku çalon dhe ku janë problemet që lindin këtë dhunë.

Ne e kemi diskutuar shumë herë dhe sensibiliteti duhet të jetë shumë më i madh. Nuk është problemi vetëm tek dhunimi sistematik që po bëhet, por nuk po vihet dorë mbi shkaqet e këtij dhunimi dhe populli është jashtëzakonisht i vuajtur, fukara dhe këto probleme janë edhe me personelin shëndetësor, ku këta po punojnë me paga diskriminuese kundrejt vendeve të rajonit. Po them me këto që kemi më afër se nuk bëhet fjalë të krahasohemi me mjekët në Bashkimin europian.”, tha kryetari i sindikatës.

Ndër të tjera, Kaceli denoncoi dhe mungesën e medikamenteve, oraret e zgjatura në punë dhe largimin e stafit mjekësor drejt vendeve të BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *