Vendosni fjalën kyçe....

Modelja e pazakontë rrëfehet: Më kërcënojnë që të heq vetullat


Një modele e cila fitoi famë për vetullat e saj të trasha të zeza dhe të bashkuara, ka pranuar se ajo merr “shumë” kërcënime me vdekje online për qimet e vetullave të saj që duken si shkurre në fytyrë.

Sophia Hadjipanteli, i lindur në Qipro, 22 vjeç, e cila emigroi në Londër dhe më pas në SHBA, tha se ajo është bombarduar me abuzime online për tiparet e saj të çuditshme.

Duke u paraqitur në Good Morning Britain sot, e diplomuari për marketing në Universitetin e Merilendit dhe mburret me 292.000 ndjekësit në “Instagram”, pranoi se nuk përpiqet të lexojë komentet negative – dhe ngushëllohet me faktin se i dashuri i saj e do.

Ajo shpjegoi gjatë intervistës për një kanal televiziv britanik se i pëlqente pamja e saj dhe se ishte e vetëdijshme se vishej çuditshëm: “Unë kam qenë gjithmonë mjaft e çuditshme me veshjet e mia dhe më pëlqen të ndryshoj pamjen time.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *