Këngëtarja Jennifer Lopez nuk ka arritur ta shijojë gjatë propozimin për martesë nga Aleks Rodrigues, pasi vetëm një ditë pasi tha “Po”, partneri i saj po akuzohet për tradhëti.
“FoxNews” shkruan se ish-shoku i skuadrës së Alex, Jose Canseco e akuzon atë se ka tradhtuar Jennifer-in me ish-gruan e tij, Jessica Canseco.
“Alex Rodriguez, pusho së qeni copë mu*i duke tradhtuar Jennifer Lopez. Po shikoj World of Dance dhe J.Lo-në që i dërgon mesazhe Alex Rodriguezit, por ajo nuk e di që ai e tradhton me ish-bashkëshorten time Jessica. E shkreta vajzë nuk e ka idenë se kush është ai. Isha atje para disa muajsh kur ai e telefonoi. Alex Rodriguez, unë të ftoj për një sfidë në boks ose ndeshje MMA kur të duash.
Do të sigurohem që të provoj atë që them me 100% siguri”, shkruajti në Twitter Jose vetëm një ditë pas lajmit të fejesës.
Rodriguez ende nuk ka bërë asnjë koment ndaj këtyre deklaratave dhe as Lopez.
Çifti Lopez-Rodriguez festoi dy-vjetorin e lidhjes më 4 shkurt dhe më 8 mars ish-lojtari i bejsbollit i propozoi këngëtares për martesë.