Vendosni fjalën kyçe....

“Njeriu më me fat në botë”, britaniku i shpëton vdekjes (VIDEO)


Një njeri i ka shpëtuar vdekjes për punë sekondash në Londër, ku një ndërtesë u shemb për shkak të erërave të forta. Sikurse bën me dije “BBC”, erërat e forta me shpejtësi deri në 70 milje në orë kanë krijuar shumë dëme në Londër, ku në një rast një ndërtesë u shemb pikërisht sapo një këmbësor kaloi ngjitur me të.

sikurse shihet edhe në videon e mëposhtme, një pjesë e ndërtesës në “Stoke Newington High Street” u rrëzua në tokë disa sekonda pasi kaloi këmbësori, i cili nga mediat britanike është konsideruar si “njeriu më me fat në botë”.

Sipas autoriteteve britanike, askush nuk ka mbetur i lënduar nga rrëzimi i ndërtesës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *