Vendosni fjalën kyçe....

“S’jemi më pak të rëndësishëm se sportistët” – Mjekët në Tiranë protestë


 

Mjekët specializantë pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, kanë dalë sot sërish në protestë kundër dhunës ndaj bluzave të bardha.

“Nëse shoqëria do të vuajë nga problemet e saj sociale ne bluzat e bardha do konsiderohemi si target më i lehtë për t’u dhunuar, për të shkarkuar problemet.

Nuk janë mjekët që ju lënë pa punë, pa ushqim për fëmijët, pa ngrohje në dimër. Janë çështje të politikës. Ne jemi këtu për t’i shërbyer njerëzve.

Në kohën e komunizmit, e vetmja qelizë që funksiononte ishte shëndetësia, prandaj duhet ta konsideroni bluzën e mjekut të shenjtë.

Ai që dhunon bluzën e mjekut duhet të dënohet. Nëse Rama kërkon të dënojë me tre vjet, atë që futet në fushën e blertë, ai qëe dhunon mjekët i ka pak 30 vjet”, tha mjeku Tritan Kalo.

“Nuk mendoj se jemi më pak të rëndësishëm se lojtarët, sportistët.”, tha një tjetër mjek.

Në protestën e mjekëve në Tiranë, është bashkuar edhe zv/ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila ka kërkuar ashpërsim të kodit penal për dhunuesit e mjekëve. Edhe mjekët e Shkodrës kanë ngritur sot zërin e tyre kundër dhunës. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *