Vendosni fjalën kyçe....

Partizani merr goditjen në kupë, mundet në Tiranë nga Luftëtari


Partizani është mundur në mënyrë surprizë në Tiranë prej Luftëtarit në ndeshjen e vajtjes çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Edhe pse kaloi në epërsi i pari me golin e Telushit në minutën e 42-të, ekipi i Gegës nuk mundi ta ruajë rezultatin.

Fillimisht barazoi Fili në minutën e 54-t dhe më pas gjirokastritët kaluan në avantazh me Hoxhën në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Kjo humbje e vështirëson jo pak kualifikimin e ekipit në gjysmëfinale duke qenë se ndeshja e kthimit luhet në Gjirokastër pas një jave.

Në kampionat të kuqtë mbajnë vendin e parë në renditje duke qenë ndër kandidatët kryesorë për titullin kampion.

Megjithatë javët e fundit kanë qenë të vështira për Partizanin që tashmë ka vetëm 6 pikë më shumë se Kukësi që i ndjek këmba-këmbës dhe nuk pret gjë tjetër veç një hap fals tyrin.

Sot luhet edhe ndeshja tjetër e Kupës mes Teutës dhe Kukësit kurse nesër Tirana pret Laçin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *