Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në rajonin e qytetit Sao Paulo në Brazil si rezultat i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.
Viktimat janë regjistruar brenda dhe rreth metropolit brazilian, ndërsa gjashtë persona të tjerë kanë pësuar lëndime, njoftoi Qendra e Gjendjeve Emergjente e Sao Paulos.
Shumë rrugë kanë mbetur të papërshkueshme për shkak të përmbytjeve që kanë shkaktuar reshjet.
Guvernatori Joao Doria ka kërkuar nga qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë.
Reshjet në Brazil filluan që nga dita e diel, ndërsa pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.