Vendosni fjalën kyçe....

Policia rrethon Gjykatën e Fierit, i ndalon hyrjen kryetarit të PD-së: Fol me shefin! (VIDEO)


Protestuesit e arrestuar për protestat në Fier gjatë fundjavës, kanë mbërritur në gjykatë për t’u njohur me masën e vlerësimit. Tre prej protestuesve të arrestuar më 8 mars janë nga Patosi dhe një nga Roskoveci.

Ata janë  Behar Xhelo 56 vjeç, Besnik Jaupaj 56 vjeç, Gezim Balla 56 vjeç dhe Hysen Hoxha 59 vjeç.

Por ndërkohë që pritet të nisë seanca për vlerësimin e masës së siigurisë, ka ndodhur një incident para Gjykatës.

Policia ka bllokuar hyrjen në Gjykatën e Fierit dhe kryetari i degës së PD-së Luan Baçi, i cili kërkon të marrë pjesë në seancë është përballur me ta.

Baçi i kërkon efektivëve të policisë t’i japin një arsye se përse ai nuk lejohet të kalojë dhe e gjitha me çfarë munden t’i përgjigjen ata është: “kemi urdhër nga shefi”, “fol me shefin”. 

“O zotëri nuk lejohet të kalosh. Kur them nuk lejohet, nuk lejohet… Ne jemi punonjës policie tani. kaq punë bëjmë”, janë fjalët e policëve.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *