Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e 16 shkurtit, Apeli lë në burg 5 protestuesit


Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në burg 4 prej  19 të arrestuarve për protestën e 16 shkurtit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Kështu, 4 të arrestuarit dhe ish-kreu i INUV, Florenc Hoxha do të mbeten në burg, ndërsa për të arrestuarit e tjerë ka mbetur gjithashtu në fuqi masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’.

Arsyetimi i Gjykatës, është se ankimimi i avokatëve të protestuesve, duhej të ishte firmosur nga vetë personat që janë nën hetim.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Masat e sigurisë për 19 të arrestuarit:

Florenc Hoxha, arrest me burg

Emanuel Nallbani, arrest shtëpie

Naim Haxhiu, arrest shtëpie

Andon Gjini, arrest shtëpie

Resul Daci, arrest burg

Suzana Dimushi, detyrim paraqitje

David Linati, arrest shtëpie

Hasan Jakupi, detyrim paraqitje

Ilir Hamedini, arrest me burg

Festim Taku, arrest shtëpie

Sajmir Rexhepi, arrest me burg

Mitat Fieraku, detyrim paraqitje

Lefter Jakupi, detyrim paraqitje

Pellumb Shelna, detyrim paraqitje

Veljon Dine, arrest shtëpie

Ndue Tuci arrest shtëpie

Shpresa Lini, detyrim paraqitje


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *