Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësja e “Shqiponjave” pezullohet nga detyra pse protestoi për të mbrojtur nga shembja banesën te “Petro Nini”


Punonjësja e policisë Blerta Dervishi, e cila banon tek banesa pranë shkollës “Petro Nini” është pezulluar nga detyra.

Dervishi ishte punonjëse e policisë pranë Repartit “Shqiponja” në Policinë e Tiranës. Ditën e djeshme ajo ka protestuar te “Petro Nini”, pasi punonjësit e IKMT-së shkuan për të shembur banesën ku ajo jeton bashkë me 14 persona të tjerë.

Urdhri i pezullimit të polices nga detyra, është bërë me motivacionin se ka penguar punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës. Një gjë të tillë e paralajmëroi vetë Dervishi, para kamerave.

“Unë jam në proces legalizimi, nuk na merrnin denoncimin, unë mund të humbas punën, po nuk më shqetëson kjo gjë.

Ç’faj kemi ne? Nuk i kemi vjedhur askujt, Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është njeri, nuk është biznesmen. Jemi ulur me të në tavolinë dhe të nesërmen na sjell përmbarimi.

Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vërë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.

Të gjithë gjyqtarët që kanë trajtuar çështjen tonë janë jashtë nga Vetingut, dhe ne humbasin pronën tonë, jemi brezi i katërt që lindim në këtë banesë, dhe ende na quajnë të ardhur”, ishin fjalët e saj.

Blerta Dervishi dhe banorët e tjerë nuk pranuan dje të dalin nga banesa. Ata bllokuan rrugën, ndërsa më pas ndodhi një përplasje e fortë me policinë, të cilës nuk i shpëtuan as fëmijët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *