Rama ka mbledhur sot partitë aleatë për të diskutuar për situatën politike në vend. Në listën e aleatëve bëjnë pjesë 25 parti e në përfundim të takimit është dalë me një deklaratë të përbashkët.
Sipas deklaratës, braktisja e parlamentit nga PD dhe LSI, është një braktisje e tempullit të demokracisë dhe synon të dëmtojë rëndë interesin kombëtar.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, si në ngjarjet e viteve 1997 e 1998.
“Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Tryeza e koalicionit vendosi hartimin e platformës së përbashkët për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.” – thuhet më tej në deklaratë.
Partitë aleate
Partia Socialiste
Partia Social Demokrate
Partia Demokracia Sociale
Aleanca Popullore
Partia Socialiste e Moderuar
Aleanca Demokratike
Partia e Gjelbër
Partia e Unitetit Kombëtar
Partia G99
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Partia Ardhmëria Shqiptare
Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Partia Socialpunëtore e Shqipërisë
Partia e Reformuar Demokratike Shqiptare
Partia e të Drejtave të Mohuara
Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane
Partia e Punës së Shqipërisë
Partia Komuniste e Shqipërisë – 8 Nëntori
Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet
Partia Kristiandemokrate
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia e Çështjeve Shqiptare
Partia Demokracia e Re Europiane
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
Partia Fronti i Majtë