Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e borës, rrugët ku duhet përdorur zinxhirë


Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjithë territorin e vendit ditën e sotme. Në shumë zona ka pasur reshje dëbore, erëra të forta dhe reshje shiu, të cilat vijojnë me intensitet të lartë prej disa orësh.

Reshjet e dëborës kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve në zona të ndryshme. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar akset ku shoferët duhet të bëjnë kujdes si dhe të përdorin zinxhirë.

ARRSH njofton se akset Boboshticë – Dardhë, Korçë – Qafë Qarri kalohen me zixhirë, ndërsa aksi Voskop-Voskopojë kalohet pjesërisht me zixhirë. Në akset e tjera kalimi bëhet pa zinxhirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *