Dukej e pabesueshme për të gjithë që Juventus të përmbyste rezultatin 2-0 të sfidës së parë ndaj Atletico Madrid por “Zonja e Vjetër” vërtetoi të kundërtën mbrëmjen e sotme në Allianz Stadium në Torino.
Me Ronaldon në krye të sulmit “bardhezinjtë” kanë përmbysur rezultatin e sfidës së parë duke fituar me rezultatin 3-0 me tripletën e portugezit.
Ndërsa në sfidën tjetër Man.City ka shkatërruar me rezultat tenistik 7-0 Schalke 04 duke siguruar kualifikimin për më tej në fazën e çerekfinaleve.
Për “qytetarët” Aguero shënoi një dopjetë ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Sterling, Sane, Silva, Foden dhe Gbriel Jesus.