Këngëtarja Shakira është në telashe me drejtësinë spanjolle.
Shakira mund të dënohet me burg nëse vërtetohet që është bërë pjesë e një evazioni fiskal së bashku me bashkëshortin e saj Gerard Pique.
Mësohet se prokurorët spanjollë kanë ngritur një akuzë ndaj saj, sepse ka dështuar të paguajë 16, 4 milionë euro tatime në vendin ku luan futboll partneri i saj.
Gjatë seancave gjyqësore, përfaqësuesit e saj janë shprehur se gjatë kësaj periudhe Shakira dhe Pique kanë qenë ende shtetas në Bahamas dhe paguan taksa atje derisa u vendosën përfundimisht në Spanjë.
Nëse gjykata vërteton të kundërtën, Shakira do të përballet me një gjobë të madhe madje rrezikon edhe burgun.