Vendosni fjalën kyçe....

Telashe për McGregor, arrestohet në SHBA për grabitje me dhunë


Sportisi i njohur i MMA-së, Conor McGregor, është arrestuar pasi akuzohet për grabitje me dhunë në Miami Beach, Florida, pasi policia tha se i mori me forcë nga duart një tifozi , celularin dhe më pas u largua me të.

McGregor po largohej nga hoteli në Miami Beach në Fontainebleau pas orës 5 të mëngjesit të së hënës, kur dikush u përpoq të bënte një fotografi me një telefon celular, sipas policisë.

McGregor reagoi duke shkatërruar telefonin, pastaj duke e marrë dhe duke u larguar me të.

Sportisti u arrestua të hënën në mbrëmje pas një hetimi nga policia e Miami Beach, i cili tha se incidenti u kap në kamerat e vëzhgimit.

McGregor u lirua të njëjtën mbrëmje pasi pagoi lirinë me kusht për një shumë prej 12.500 dollarësh. Ai është akuzuar për grabitje me dhunë dhe keqtrajtim duke grabitur një celular me vlerë rreth 1000 dollarë.

Ndërsa McGregor refuzoi të fliste me mediat pas lirimit të tij, avokati i luftëtarit, Samuel J. Rabin Jr, e përshkroi gjithçka kishte ndodhur si një “grindje të vogël”, duke thënë se irlandezi “e vlerëson reagimin e zbatuesve të ligjit dhe premton bashkëpunimin e tij të plotë .”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *