Është mbyllur në barazim takimi për Kupën e Shqipërisë mes Teutës dhe Kukësit e luajtur në Niko Dovana në Durrës.
Ishte skuadra verilindore e cila kaloi e para në avantazh me Reginaldon i cili dyfishoi edhe rezultatin në pjesën e dytë.
Kur u pa se gjithçka do përfundonte me fitoren e Kukësit në 5 minutat e fundit u barazua rezultati nga Frashëri me dy gola në minutën e 85’ dhe 90’.