Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drac, të Ishmit.
Mësohet se nën pushtetin e flakëve janë një masiv pyjorë, ndërsa zjarri ka rënë rreth dy kilometër larg nga rruga kryesore që të çon në Gjirin e Lalzit.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë në shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan zjarrin.