Vendosni fjalën kyçe....

“Ata që janë jashtë nuk janë më të mirë se ne”, betohen 7 deputetët e rinj të opozitës


Betohen Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti.

Seanca e sotme plenare në Kuvend nisi me betimin e 7 deputetëve të rinj, të cilët ishin kandidatët vijues në listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. 

Arben Ahmetaj u tha atyre pas betimit se i “respekton për kurajon”, ndërsa u tha se kanë kryer një detyrë të madhe “ndaj shtetit”.

Lefter Maliqi pasi mori fjalën në foltore, tha “ata që janë jashtë, nuk janë më të mirë se ne”, ndërsa shtoi se këtë mandat ia kishte borxh Partia Demokratike.

Në seancën e sotme janë të pranishëm edhe deputetët të cilët nuk hoqën dorë nga mandati, si Lefter Koka i LSI-së dhe Myslym Murrizi e Rudina Hajdari të PD-së.

Ndërsa brenda në Kuvend mbahet seanca plenare, policia ka rrethuar godinën e Parlamentit nga frika për protestë, pavarësisht se nga ana e opozitës nuk ka patur ndonjë thirrje apo lajmërim për protestë. Policët kanë vendosur një kordon sigurie para godinës së Parlamentit për çdo rast. Është bllokuar gjithashtu pedonalja, nuk mungojnë as telat me gjemba rreth Kuvendit, ndërsa brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë ngjitur me Parlamentin, janë repartet speciale. Një autobot me ujë është gati, në rast se do të mblidhen protestues, për shpërndarjen e tyre pa përdorur gazin lotsjellës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *