Vendosni fjalën kyçe....

Basha: “Dosja 184” nxjerr gafil Ramën, Gjiknurin, Ahmetajn e Manjën


Ditën e sotme, në takimin që po zhvillon në Dibër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përmendur “dosjen 184” të cilën e konsideron si fundin e kryeministrit Edi Rama.

Basha akuzon kryeprokuroren Arta Marku se po e mban të fshehtë këtë dosje, në të cilën përmenden emra të rëndësishëm në PS si Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj e Ulsi Manja.

“Dosja 184 është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ulsi Manja,Sadri Abazi, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj dhe të tjerë socialistë, duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar, për të blerë vota dhe për të kapur me çdo kusht bashkinë e Dibrës dhe për të bërë eksperimentin këtu në Dibër, që e shtrinë në gjithë Shqipërinë.

Prokuroria kriminale e Arta Markut e Donika Prelës e mban të fshehtë këtë dosje, por kjo dosje nuk do rrijë e fshehur përgjithmonë. Edi Rama dhe Ymer Lala kanë shumë qejf të rrinë bashkë, kur kjo dosje të zbardhet bashkë do rrinë në qelinë e burgut 313. Atje e kanë vendin të gjithë ata që kryejnë krimin e gjithë krimeve, vjedhjen e votave.”, tha Basha.

Më tej kreu i opozitës ftoi dibranët që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit, duke e konsideruar si të vetmen mënurë për të sjellë ndryshimin.

“Prandaj vëllezër dhe motra, rruga që kemi nisur nuk është për pushtet, por për një ndryshim të madh për ju dhe familjet tuaja.

Me datë 16 mars, populli do të bashkohet në një tjetër protestë vendimtare për largimin e krimit, për t’i hapur rrugë një kryeministri që nuk ju dhunon, nuk ju vjedh, nuk ju trajton si rrugaç por ka respekt e përulet para jush, punon për ju, që të zgjidhë tyë gjitha hallet e njerëzve të thjeshtë.

Ju e meritoni dhe do të keni një qeveri në krahun tuaj.”, janë fjalët e kreut të PD-së.

Basha e konsideroi Dibrën si prirëse të kësaj proteste.

“Dibra dhe dibranët e kanë vrarë frikën dhe kanë vendosur ti prijnë marshimit tonë të pandalshëm për rrëzimin e kryehajdutin tonë Edi Rama. Fundi i hajdutëve po afron, po afron dita e dinjitetit dhe lirirsë për çdo dibran dhe për Shqipërinë.

Dibrës dhe dibranëve sepse ishte kurbani i parë i bashkimit të Ramës me kriminelët, me trafikantët e drogës, të grave e të vajzave.”, tha Basha./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *