Vendosni fjalën kyçe....

E moshuara gjendet e pajetë në arë në periferi të Tiranës


Një grua është gjetur e pajetë në periferi të Tiranës. Policia bën me dije se trupi i pajetë është parë nga kalimtarët në Lundër, rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Mendohet se gruaja është e moshës 75-vjeçare por ende nuk është bërë identifikimi i saj. Duke qenë se në trup nuk ka shenja të dhunës, mendohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 09:50, në një arë në Lundër, është gjetur pa shenja jete një shtetase rreth moshës 75 vjeçe, ende e paidentifikuar.

Nga kqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *