Pas vendimit të shumë shteteve për të ndaluar fluturimet e të gjithë avionëve “Boeing 737-8 MAX” dhe “Boeing 738-9 MAX”, të njëjtën gjë ka bërë edhe Kosova.
Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës i cili njoftoi se ka ndaluar fluturimet e të gjithë aeroplanëve të këtij lloji mbi hapësirat ajrore të republikës së Kosovës.
“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipave të aeroplanëve ‘Boeing 737-8 MAX’ si dhe ‘Boeing 738-9 MAX’, mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore ‘Boeing 737-8 MAX’ dhe ‘Boeing 738-9 MAX’. Kjo ndalës hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e rrudhës”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se aeroplani Boeing 737 Max është ndaluar të fluturojë në Evropë, pas rrëzimit të Airlines Ethiopian që vrau të gjithë 157 njerëz në bord.
Kreu i Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit në Bashkimin Evropian (EASA) tha në një deklaratë se ai ishte duke pezulluar operacionet e të gjitha avionëve të Boeing 737 Max në të gjithë Evropën, raporton “The Indipendent”.
Ai shtoi se gjithashtu do të ndalonte të gjitha fluturimet komerciale nga operatorët e vendeve të treta në hapësirën ajrore të saj.
“EASA po analizon vazhdimisht të dhënat kur të jetë në dispozicion. Hetimi i aksidenteve është aktualisht në vazhdim dhe është shumë herët për të nxjerrë përfundime për shkakun e aksidentit, “-tha ai.
Më herët vende si Kina, Indonezia, Mongolia, Maroku dhe Etiopia, Afrika e Jugut, Singapori dhe Vietnami njoftuan se po ndalonin avionet Boeing 737 që kanë në linjat e tyre.
Ky vendim vjen pas rrëzimit të një avioni Boeing 737 në Etiopi ku humbën jetën 157 persona. Pak muaj më parë e njëjta gjë kishte ndodhur me një avion Boeing 737 të linjës indoneziane, nga rrëzimi i të cilit humbën jetën 189 persona.