Një 50-vjeçar është gjendur i mbytur pasditen e sotme në Shkodër.
Sipas policisë, 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është gjetur tek ura e Bunës Re, në lumin Buna.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia njofton se të ndjerit nuk i janë gjetur shenja dhune në trup. Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.