Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja italiane padit Matteo Salvinin: Më talli në rrjetet sociale


 

Një grua e re italiane ka deklaruar se do të ngrejë padi ndaj ministrit të Brendshëm të Italisë Mateo Salvini, pasi ai e  ka tallur në rrjetet sociale.

Sikurse shkruajnë mediat italiane, 22-vjeçarja Giulia Viola Pacilli u fotografua gjatë një marshimi kundër racizmit në Milano më 2 mars duke mbajtur një tabelë që lexonte “Më mirë të jesh një burrë dhe një e përdalë sesa një fashiste dhe salviniste”. 

Marshim në të cilin besohet se kanë marrë pjesë më shumë se 250 mijë njerëz.

Vetëm dy ditë pas marshimit, Salvini, i cili drejton Lidhjen e ekstremit të djathtë, publikoi foton në rrjetet sociale së bashku me mesazhin ironik “Ç’grua e bukur”, të cilin e shoqëron edhe me një emiji duke qeshur.

Sikurse shkruan “The Guardian” studentja u bë objekt i urrejtjes online, duke marrë qindra mesazhe, mes të cilave njëri e pyeste nëse  donte një “bandë me emigrantë të paligjshëm vetëm për të”.

Avokati i saj, Giovanni Pintimalli tha për mediat: “Giulia është dëmtuar shumë nga të gjitha mesazhet, janë të neveritshme dhe ajo ka frikë të largohet nga shtëpia pasi disa njerëz e kanë kërcënuar se do ta gjejnë se ku jeton”.

Pintimalli shtoi se do të ngrihet padi penale për shpifje ndaj më shumë se 300 vetave që u tallën online me Giulian.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *