Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka deklaruar se qeveria e tij është e interesuar për të vijuar dialogun për gjetjen e një marrëveshjeje me Serbinë.
Gjatë takimit me zyrtarin e lartë të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe, Richard Moore, Haradinaj ka thënë se Kosova është e interesuar për stabilitet dhe paqe në rajon si dhe për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë në kufijtë ekzistues.
Ndërkohë presidenti serb, Vuçiç, ka thënë sot se Kosova nuk e do dialogun dhe i ka dhënë fund atij me miratimin e platformës në Kuvend.
Ai e bëri deklaratën gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borel.
President serb shtoi se Serbia është e interesuar dhe angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndërsa ka ritheksuar se vendosja e taksës ndaj mallrave serbe ka ndërprerë dialogun mes palëve.