Vendosni fjalën kyçe....

“Jam shumë sëmurë”, Margarita Xhepa do bëhet operacion


Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa është shumë e sëmurë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. Lajmin e ka konfirmuar vetë aktorja në një bisedë telefonike për “Shqiptarja.com”, ku ka treguar se do bëjë një ndërhyrje në këmbë.

“Sot mora analizat e gjakut, sepse jam në pritje të operacionit. Jam shumë sëmurë, nuk eci dot dhe nuk lë dot takim për intervistë…

Të premten do të hyj në operacion dhe do Zoti e kaloj me sukses. E pastaj mund të jem në gjendje të flas edhe me ju”, janë fjalët eXhepës.

Aktorja 87-vjeçare nuk është shkëputur nga skena, filmi dhe ekrani pavarësisht moshës dhe sëmundjes dhe madje vetëm 6 muaj më parë aktorja ka punuar për xhirimet e filmit  artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar në romanin e shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli.

Pesë vite më parë, Xhepa bëri një tjetër operacion në këmbë në Greqi, ku pati përmirësime në shëndetin e saj. Por duke qenë gjithmonë në lëvizje nëpër aktivitete të ndryshme, sëmundja ka prekur edhe këmbën tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *