Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatët e LSI-së që pranuan mandatin, s’janë më pjesë e saj (Dokumenti)


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryemadhi, ka firmosur përjashtimin nga anëtarësia e forcës politike që drejton të gjithë kandidatëve nga listat e saj që thyejnë vendimin politik të djegies së mandateve.

Sipas këtij vendimi, të gjithë kandidatët që kanë pranuar tashmë mandatin e deputetit nga listat e kësaj partie nuk janë më pjesë e LSI-së.

Deputeti i LSI-së, për Durrësin, Lefter Koka, nga ana e tij pas pjesëmarrjes në seancën e sotme plenare ka deklaruar se ai është pjesë e kësaj force politike.

“Sigurisht që jam pjesë e LSI-së” – ka thënë Koka për gazetarët jashtë sallës së parlamentit.

Deri tani mandatin e deputetit nga ana e LSI-së e kanë marrë Enver Roshi, Edmond Rrushi, Ylli Shehu, Elda Hoti, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Aurora Mara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *