Templates by BIGtheme NET

Manovra fantastike e pilotit, që shpëtoi jetën e 150 pasagjerëve (Video)

Një pilot bëri një ulje emergjente në qytetin arab të Jeddah, duke përdorur për këtë ‘hundën’ e avionit.

Videoja e përplasjes është bërë virale në rrjet, pasi për fatin e mirë avioni nuk shpërtheu në flakë.

Në bordin e avionit që fluturonte nga Medina, Arabi Saudite në Daka të Bangladeshit ndodheshin 141 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.

Për shkak të një mosfunksionimi në sistemin hidraulik, avioni u desh të bënte një ulje emergjente dhe duke qenë se nuk pati mundësi të nxirrte rrotat, pilotit iu desh ta ulte avionin duke u përpjekur të frenojë me pjesën e përparme.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto