Vendosni fjalën kyçe....

Përcaktohet çerekfinalistët në Champions League, data kur do hidhet shorti


Ka përfunduar faza e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve dhe janë mësuar tashmë tetë ekipet çerekfinaliste. Si rrallëherë në këtë fazë janë katër ekipe angleze: Mançester Siti, Liverpuli, Totenhemi dhe Mançester Junajtid.  

Pas tyre, s’ka asnjë ligë që ka më shumë se një ekip që ka siguruar pjesëmarrjen në këtë turn. Barcelona (Spanjë), Juventus (Itali), Porto (Portugali) e Ajaks (Holandë) janë katër çerekfinalistët e tjerë.

Të premten, në datë 15 mars, në orën 12:00, vëmendja e futbollit do të jetë spostuar e gjitha te goglat, kur tetë skuadrat çerekfinaliste do të mësojnë kundërshtarët e tyre të ardhshëm.

Shorti do të jetë i lirë, pra, çdo skuadër mund të përballet me njëra-tjetrën. Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen në datat 9/10 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, në datat 16/17 prill.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *