Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku si pasojë ka humbur jetën gruaja 58-vjeçare, ndërsa është plagosur nusja e të birit.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkoër-Koplik ku një makinë ka përplasur 58-vjeçaren, Hasije Bajrakurti, që ka humbur jetën dhe ka plagosur 22-vjeçaren me iniciale E.B., e cila është shtatzënë dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës, ku është në gjendje të rëndë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish 5 -heronjve në rrugën Shkodër-Koplik, ku të dyja janë përplasur nga një makinë.