Vendosni fjalën kyçe....

Policia nuk rri as sot pa e përdorur autobotin me ujë te Kuvendi (VIDEO)


Ndërsa 7 kandidatë të opozitës u betuan sot në Kuvend si deputetë, disa aktivistë dhe qytetarë mbështetës të PD-së kanë protestuar jashtë godinës.

Pavarësisht se protestuesit nuk ishin të shumtë në numër si në radhët e tjera, policia e ka përdorur autobotin me ujë për t’i shpërndarë.

Autoboti i mbushur me uji ndodhet në portën ku më parë futeshin në Parlament grupi demokrat, por kjo portë që pas djegies së mandateve është salduar me hekura dhe është rrethuar me tela me gjemba.

Seanca e sotme plenare në Kuvend nisi me betimin e 7 deputetëve të rinj, të cilët ishin kandidatët vijues në listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Janë betuar, Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti.

Ndërsa brenda në Kuvend mbahej seanca plenare, policia ka rrethuar godinën e Parlamentit nga frika për protestë. Policët kanë vendosur një kordon sigurie para godinës së Parlamentit për çdo rast. Është bllokuar gjithashtu pedonalja, nuk mungojnë as telat me gjemba rreth Kuvendit, ndërsa brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë ngjitur me Parlamentin, janë repartet speciale. Një autobot me ujë ishte gati, në rast se do të mblidheshin protestues dhe pavarësisht se kjo ndodhi, numri i protestuesve ishte i vogël, por policia sërish e përdori autobotin për t’i shpërndarë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *