Vendosni fjalën kyçe....

“Populli paguan miellin me hime se s’ka lekë”, dibranët ankohen te Basha


Në vizitën e sotme të kreut të PD-së Lulzim Basha në Dibër, dibranët kanë gjetur mundësinë t’i shprehin atij problemet me të cilat përballen.

Pronari i një fabrike mielli tha se është detyruar ta mbyllë biznesin, për shkak se ka hyrë në borxh. Ai tha se populli paguan miellin me hime sepse nuk ka lekë me se të paguajë.

“Unë jam biznesmen. Kam një fabrikë mielli të vogël, me punë sezonale, 3-4 muaj në verë. Unë përfundimisht e kam mbyll. Borxhet kanë shkuar deri në 24 milion lekë të vjetra.

Unë mbledh drithërat, i bluaj, i përpunoj dhe marr 5 mijë lekë të vjetra për një kuintal  grurë. Problemi është se jam borxh dhe një pjesë e popullit paguan me hime ose me grurë se s’ka lekë. Këtu konkurenca e pandershme. Vjen në Dibër e bëhet 40 mijë lekë një kuintal miell, ai është helm që po helmon gjithë këtë popull. E kur vjen puna, nga 40 mijë lekë, edhe 20 mijë lekë i bën ilaçe në fund të muajit. Por populli s’e kupton. Ble miellin 40 mijë lekë, 20 mijë lekë ilaçe. Pra ngarkon veten me helme, harxho lekë për ilaçe e bukë nuk han. Nuk është bukë ajo. O t’i japim fund kësaj katrahure, bizneset po falimentojnë, populli po vuan. Do ndryshohet se s’bën.”, tha qytetari.

Kreu i PD-së i tha qytetarit se problemi i tij mund të zgjidhet nëse shteti ul kostot e prodhimit për fermerët, si dhe  taksën e energjisë dhe naftës.

“E gjitha kjo mund të ndryshohet, në radhë të parë mund të ulim koston e prodhimit të fermerit shqiptar. NË radhë të dyti mund të ulim koston e përpunimit tuaj, duke ulur çmimin e energjisë dhe të naftës, apo taksat për të gjithë biznesin që prodhon apo përpunon si në rastin tënd. Por që të gjitha këto të ndodhin, kryesorja është që ne ta çlirojmë vendin, nga qeverisja me krimin. Sot nuk ke qeveri. Sot ke një bandë. Për çfarë na duhet kryeministri, për të thënë barsaleta?”, tha Basha.

Një tjetër banor ankohet se socialistët në këtë zonë nuke  paguajnë energjinë elektrike.

“Socialistët nuk paguajnë dritat, kanë dhënë urdhër. Faturat i kanë zero. Më kanë thënë se nëse nuk do të paguash edhe ti, hajde me ne. Unë i thash, nuk vij por do i paguaj.”, thotë banori.

Basha i bëri edhe një herë thirrje dibranëve për protestë më 16 mars “Kjo nuk është qeveri, kjo është bandë. Duhet ta rrëzojmë një herë e mirë. Mençuria dibrane le të shprehet më 16 mars. Edhe forca juaj.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *