Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria prezantohet në Berlin nën stendën e Turqisë (FOTO/VIDEO)


Shqipëria prej më shumë se një jave ka marrë pjesë në Panairin e Turizmit që po mbahet në Berlin, por ndryshe nga sa mburrej ministri Blendi Klosi, përfaqësimi i vendit tonë duket se lë për të dëshiruar.

Arsyen pse, e shpjegon më së miri videoja e mëposhtme, e cila na tregon se si stenda e Shqipërisë ndodhet tek ajo e Turqisë dhe për më tepër me diferenca të mëdha, pasi është lënë e barabartë me një operator turistik turk.

Aktivisti Martin Gjonaj ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shpjegon se si  Shqipëria ka marrë vetëm një stendë shumë të vogël nga hapësira e Turqisë, për t’u prezantuar në këtë panair.

“Prezantimi i Shqipërisë në Berlin, si vilajet i Turqisë!

Qeveria Rama, dhe Ministria e Turizmit propagandojnë me të madhe se turizmin e kanë një nga prioritet kryesore të qeverisjes. Se sa prioritet i japin në të vërtetë, e tregon menyra se si prezantojnë Shqipërinë nëpër panairet ndërkombëtare, që është më e pakta një prezantim diletant e qesharak e deri skandaloz siç është rasti i panairit të Berlinit që sapo u mbyll.

Në panairin më të madh botëror të turizmit, ITB Berlin, që u zhvillua në datat 6 -10 Mars 2019, i cili mbledh mbi 10.000 ekspozues nga 181 vende të botës, Ministria e Turizmit që përbetohet se “e ka prioritet” turizmin, dhe paraqet shifra të rreme mbi gjasme 6 mil turistë/vit, çuditërisht e paraqiste vendin vetëm me një stendë të vogël me disa poste për operatorët turistike, dhe një për AKT-në, pjesë e ministrisë.

Dhe ku gjendej stenda mikroskopike e Shqipërisë do thoni ju?

Brenda pavijonit të Turqisë! Madje në një cep në fund të saj.

Dmth, një operator turistik apo një turist që viziton pavionin e Turqisë, dhe që diku andej nga fundi i del stenda me emrin Albania përpara, do pyeste me të drejtë: në cilën krahinë(vilajet) të Turqisë ndodhet kjo Albania juaj??

Pergjigjen për këtë mund ta kenë vetëm Kryeministri Rama dhe Ministri i Turizmit Klosi.”, shkruan aktivisti.

Video kjo që nxjerr zbuluar ministrin Blendi Klosi, i cili para një jave u mburr me vizitueshmërinë e stendës tonë.

”Stenda e Shqipërisë gjithmonë e më e vizituar dhe gjithmonë e më shumë nën interesin e lartë të Tour Operatorëve më të njohur ndërkombëtarë, duke konfirmuar edhe një herë rritjen e turizmit dhe potencialet e larta të vendit tonë për konsolidimin e Shqipërisë si destonacion turistik”, janë fjalët e Klosit.

Një tjetër aktiviste, Alida Karakushi, pas publikimit të videos nga Gjonaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Klodi.

“Ftoj mediat shqiptare (ato që nuk i ka kapur pushteti) ta kumbojë fort këtë lajm që denoncohet nga aktivisti Martin Gjonaj. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, z. Klosi ju sot duhet të jepni DORËHEQJEN për paaftësinë e theksuar që tregoni.”, janë fjalët e aktivistes./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *