(Përshtatur nga monologu i Tucker Carlson nga “Tucker Carlson Tonight” më 12 mars 2019.)
A keni vërejtur ndonjëherë se si disa njerëz kanë filluar të zhduken?
Jo endacakët apo të arratisurit, personat e zakonshëm që zhduken. Por njerëz mjaft të shquar dhe të arsimuar, me mendime politike të kundërta.
Një ditë ju jeni duke i shikuar ose duke i lexuar ata në internet. Herën tjetër që kontrolloni, ata janë zhdukur. Nuk mund të gjesh videot e tyre. Ata nuk po shfaqen në “feedin” tuaj në “Facebook”. Papritmas ju nuk mund t’i blini librat e tyre në “Amazon”.
Ju kërkoni në “Google” për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe zbuloni se ata janë ndaluar. Ata po quhen ekstremistë të rrezikshëm, bigotë dhe nazistë. Për të mirën publike, ata janë mbyllur. Zhdukur.
Ju jeni pak i befasuar teksa e dëgjoni këtë. Ata nuk ju dukeshin djallëzorë apo radikalë. Ata ishin thjesht mendimtarë të lirë, duke thënë diçka pak më ndryshe nga linja e partisë në CNN. Megjithatë, ju nuk ankoheni për këtë. Ju nuk dëshironi që dikush ta dijë se po shikoni video të ndaluara. Ka një dënim për këtë.
Kjo është mënyra sesi duket një shoqëri autoritare. Është një vend ku grupi përgjegjës nuk do të tolerojë aspak kritika. Kjo është ajo që ne po bëhemi.
Ishte vetëm një çështje kohe para se të vinin për të kërkuar “Fox News”. Nga rrjetet më të njohura të lajmeve në Shtetet e Bashkuara, vetëm Fox ka një pamje alternative.
Kanalet e tjera flasin me një zë. Ata janë të bashkuar në çdo çështje, çdo herë. Ata janë në sinkronizim të plotë dhe të përsosur me prioritetet e Partisë Demokratike.
“Fox News” qëndron ndryshe. Shfaqjet në këtë kanal tregojnë një perspektivë tjetër. Ju mund ta konsideroni këtë larmi të vlefshme, diçka të ndryshme në një det ngjashmërie.
E majta nuk mendon.
Ata do të donin që “Fox News” të mbyllej nesër. Kanalet e tjera të lajmeve bien dakord. Ata gjithashtu do ta donin këtë gjë. Ata po përpiqen ta bëjnë këtë tani.
Vlen të shpjegohet se si funksionon procesi i ndalimit të ideve, mënyra me të cilën shumë zëra tashmë janë heshtur. Hapi i parë është përcaktimi i mosmarrëveshjeve politike si një kërcënim vdekjeprurës për vendin. Diçka që është e rrezikshme.
Kjo është puna e një grupi të quajtur Qendra Ligjore për Varfërinë Jugore (SPLC), një organizatë emri i së cilës me qëllim maskon rolin e saj si një zbatues për establishmentin Demokrat.
Grupet ose individët që sfidojnë virtualisht historinë zyrtare në pothuajse çdo subjekt, e gjejnë veten të shenjuar si një “grup urrejtjeje” nga SPLC.
Kjo është një mënyrë praktike për të shtypur armiqtë tuaj politikë. Sipas përkufizimit, grupet e urrejtjes nuk kanë ide ose qëndrime të ligjshme. Ata shprehin vetëm urrejtje. Ju nuk keni pse i dëgjoni ata të debatoni kërkesat e tyre. Ju mund të injoroni gjithçka që ata thonë.
Detyra juaj e vetme është t’i shtypni ato. Kjo është e bukura e “SPLC”: Sapo ata thërrasin një grup me të cilin ju nuk bini dakord, si një “grup urrejtjeje”, ju menjëherë mund t’i mbyllni ato me forcë. Kjo është ajo që ata bëjnë.
Këtu është pjesa ku përfshihet “Media Matters”. “Media Matters” është një organizatë lobuese e financuar nga George Soros, misioni i vetëm i së cilës është të ndëshkojë kritikët e Partisë Demokratike.
“Media Matters” shpesh përdor propagandë nga SPLC-ja për të detyruar korporatat, drejtuesit e lajmeve dhe kompanitë e teknologjisë, që të ndëshkojnë njerëzit që nuk i pëlqen. Nuk është çudi që mediat e duan “Media Matters”.
Një ish-punonjës i “Media Matters” e përshkroi marrëdhënien e kësaj organizate me MSNBC në këtë mënyrë: “Ne ishim thuajse gjatë gjithë kohës duke bërë atë që ata donin, në pikun e audiencës.”
Kur “Media Matters” bënte një njoftim për shtyp, MSNBC e merrte atë “fjalë për fjalë”. Stafi i “Media Matters” njëherë shpjegoi se lidhja e afërt me shumë gazetarë të trupës kombëtare të shtypit ishte e pafund. Këtu janë disa citate:
“Greg Sargent i “Washington Post” do të shkruajë çdo gjë që ju i jepni.”
“Ben Smith [tani në Buzzfeed] do i marrë historitë dhe të shkruajë atë që ju dëshironi që ai të shkruajë.”
“Personat në “Huffington Post” ishin gjithmonë të etur për të bashkëpunuar.”
“Jim Rainey në “LA Times” mori shumë gjëra nga materialet tona.”
“Brian Stelter në “New York Times” ishte i dobishëm.”
Brian Stelter ka kohë që është larguar nga “New York Times”. Ai është tani më shumë zëdhënës i CNN-së sesa gazetar, i specializuar në shpalljen e deklaratave nga shefi i tij, Jeff Zucker.
Ai merr çështjet që diskuton nga “Media Matters”.
“Është për mirësjellje!” thërret Stelter. “Duhet të kemi dashamirësi!” – me të cilën, Stelter do të thotë; më pak kundërshtime. Më shumë bindje. “Mjaft e kritikuat programin!” Ose diçka tjetër.
Kjo është fytyra e mediave shtetërore. Përse ekziston “Fox”, pyesin veten ata. Kemi 11 kanale të tjera perfekte, të miratuara nga bordi drejtues dhe të bindur ndaj drejtuesve. Si mund të shikojë dikush diçka të ndryshme?
“Fox” nuk mund të jetë i pranueshëm. Me siguri që ata gënjejnë. Shikuesit e tyre duhet të jenë budallenj.
Dëgjoni “Don L’Mon” dhe vëllain e guvernatorit të Nju Jorkut, sesi ju tregojnë pse “Fox News” nuk duhet të lejohet fare:
Don Lemon, CNN: Si gazetarë, ne duhet t’ju japim faktet, por ajo që ndodh atje (në Fox) është që ju të mos flisni për thelbin e asaj që keni thënë ose nëse është faktike apo jo. Ju nuk flisni për këtë. Ajo që ju bëni është që ju thoni “Gjithkush përpiqet të më godasë. Gjithkush përpiqet të godasë konservatorët…Ata vetëm thonë, “Ka zemërim në të majtë, dhe ata kanë sindromin për të goditur Trump” pa iu drejtuar kurrë substancave.
Chris Cuomo: Ata nuk merren me faktet. Ata merren me ndjenjat.
Lemon: Dhe pastaj audienca e tyre e përtyp këtë gjë. “Po! kjo është e drejtë! “As që kujdesen për faktet.
Don L’Mon po të thërret ty budalla. Shijoni momentin. Por ka një nënvlerësim ogurzi për të gjithë këtë.
Don L’Mon nuk e ka fuqinë për t’ju arrestuar. Dana Nessel e ka.
Nessel është prokurori i përgjithshëm i Miçiganit. Ai ka krijuar një njësi të veçantë “për krimet e urrejtjes”, statuti i të cilit është të hetojë çdo organizatë, të identifikuar si “grup urrejtjeje” nga SPLC-ja. Kjo është ajo sesi duket politika e armatosur. Kritizoni njerëzit përgjegjës dhe SPLC-ja do ju çojë grupet e armatosura. Është e tmerrshme.
Edhe më keq, ju po e subvenciononi atë, madje pa e ditur. Të dyja, SPLC-ja dhe “Media Matters” janë organizata të përjashtuara nga taksat. Në kërkesën e saj origjinale për IRS, “Media Matters” pretendoi se mediat amerikane të lajmeve ishin të dominuara nga një paragjykim pro-kristian dhe se ishte e nevojshme që kjo gjë të balancohej.
Megjithë absurditetin e dukshëm të këtij pretendimi, grupi mori statusin e organiztës jofitimprurëse. Që atëherë, ai i ka shkelur kushtet e këtij statusi.
Gjatë administratës së Obamës, “Media Matters” zhvilluan diskutime javore strategjike me Shtëpinë e Bardhë për mënyrën se si t’i godasin armiqtë e saj politikë. “Media Matters” mbajti një “listë të armiqve” Republikanë për t’i shkatërruar, përfshirë Steve Kingun e Iowa-s.
Kjo është një shkelje e ligjit federal të taksave. Organizatat jo-fitimprurëse të përjashtuara nga taksat nuk mund të funksionojnë si krah i një partie politike. “Media Matters” e bën qartësisht dhe hapur këtë.
Sipas një shkrimi në revistën liberale “The New Republic”, “Media Matters” ndryshoi misionin e saj gjatë zgjedhjeve primare Demokratike të vitit 2016 për të bërë fushatë për Hillary Clinton. “Ne ishim pararoja mbrojtëse për Hillary Clinton”, tha një anëtar i “Media Matters”. “Duke mbrojtur Hillarin nga çdo kritik.”
Në një dokument të dalë nga stafi i brendshëm i fushatës së Clintonnë vitin 2015, stafi diskutoi bashkëpunimin me “Media Matters” për të sulmuar republikanët dhe për të akuzuar shtypin për mbulim të njëanshëm.
Në një email që mban datën 5 janar 2016, stafi i Hillary Clinton diskutoi bashkëpunimin me “Media Matters” për të kundërshtuar një artikull të “Vanity Fair” mbi Huma Abedin.
“Ne kemi të rreshtuar “Media Matters” dhe zëvendësat e saj, të cilët mund t’i zgjerojmë nesër”, shkruhej në e-mail.
Kjo nuk është vetëm joetike. Është e paligjshme. Sipas rregulloreve të IRS, 501 (c) (3), organizatat jofitimprurëse e kanë krejtësisht të ndaluar të marrin pjesë në fushatat e kandidatëve politikë. “Media Matters” e thyen ligjin. Grupi kurrë nuk është ndëshkuar. Ai ruan statusin e saj të përjashtimit nga taksat.
Kjo do të thotë që ju dhe çdo tatimpagues tjetër po subvenciononi sulmet ndaj Amendamentit të Parë. Pse ndodh kjo? Si mund të ndodhë kjo? Dikush duhet të telefonojë IRS-në dhe të zbulojë pse.
Përshtatur nga monologu i Tucker Carlson nga “Tucker Carlson Tonight” më 12 mars 2019.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e “Fox News”