Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër kandidat i LSI-së pranon mandatin


Një tjetër kandidat nga radhët e LSI-së ka pranuar mandatin e deputetit. Ai është Nismet Musai, i cili sot ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe është në pritje të konfirmimit të mandatit.

Muasi nuk e ka respektuar vendimin e LSI-së dhe të PD-së për djegien në bllok të mandateve dhe mospranimin e tyre nga asnjë kandidat.

Mandati që Musai pritet të marrë është ai i Erisa Xhixhos, në qarkun e Fierit.

Bashkë me Musain shkon në 16 numri i deputetëve të opozitës së re, pasi sot u betuan edhe 7 deputetë të tjerë në Parlament.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *