Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili thotë se “Amerika i vë vulën shitblerjes së votës” me raportin e publikuar sot për të drejtat e njeriut nga Departamenti i Shtetit.
“Departamenti Amerikan i Shtetit foli qartë zgjedhjet e 2017 ishin: Shitblerje vote dhe presion. Nga shitblerja e votës u zgjodh Edi Rama, kjo qeveri dhe deputetët që ndërtuan kapjen e shtetit. Ndaj Edi Rama dhe qeveria janë të jashtligjshme. Rrëzimi i tyre është shpëtimi i demokracisë dhe i qytetarëve”, shkruan Vasili.
Në raportin e publikuar sot nga DASH thuhet se, OSBE deklaroi se zgjedhjet respektuan liritë themelore, por u prekën nga akuzat për blerje votash dhe presion mbi votuesit.