Vendosni fjalën kyçe....

Zaev: Tirana nuk ndihmoi në arratisjen e Gruevskit


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi ditën e sotme se Tirana nuk ka ndihmuar në arratisjen e Nikola Gruevskit.

Në një intervistë për Top Channel, Zaev u shpreh se Tirana nuk ndihmoi që Gruevski të kalonte kufirin.

Jo. Unë i di të gjitha detajet, pasi vendi ynë mik, Shqipëria, na ka njoftuar me detaje për gjithçka ndodhi një ditë më pas. Miqtë ndajnë informacione. Është diçka që është bërë me Ambasadën hungareze, jashtë asaj që mund të bënte Shqipëria. Hungaria është një vend mik me ne, por do të vijojmë të luftojmë për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, pasi Gruevski është një person i dënuar përmes një procesi transparent në Maqedoninë e Veriut. Pati monitorim nga institucionet ndërkombëtare që punojnë në Shkup. Me atë arratisje, ai konfirmoi që është fajtor dhe ka disa çështje të tjera në gjykatë. Ne morëm një mesazh shumë të keq nga një vend anëtar në NATO dhe BE, si Hungaria, gjë që nuk ishte aspak e këndshme për ne, por do ta vijojmë miqësinë e mirë me Hungarinë, pasi besojmë në sistemin ligjor dhe posaçërisht ligjin ndërkombëtar. Shpresoj se do të dominojë shteti ligjor”-deklaori Zaev.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *