Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Axhenda e protestës do i lihet në dorë qytetarëve


 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha sonte i ftuar në “Opinion” se protesta është e organizuar nga PD, por vazhdimi i saj do të jetë sipas axhendës së vetë protestuesve.

“Axhendën e protestës dhe mënyrën se si proteston do ta kenë qytëtarët. Ne nuk do bëjmë festival dhe koncert se si ata do të protestojnë. Kjo protestë do ta kalojë masivitetin e protestës së 16 shkurtit.

Ne do të vazhdojmë rrugën që kemi nisur, kemi marrë një vendim politik për të mos qenë më pjesë e Parlamentit, bashkë me qytetarët do krijojmë një axhendë. Ne jemi në takime të përditshme. Të gjithë drejtuesit politik janë çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë në takime. Ajo që ne jemi duke bërë është që axhendën tonë politike e kemi përputhur me atë të qytetarëve”-deklaroi Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *