Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i rrjeteve sociale, Facebook sqaron problemin


Miliona përdorues në mbarë botën hasën dje probleme të shumta teknike si në Facebook dhe Instagram.

Për disa orë rresht ishte thuajse e pamundur të aksesoheshin këto dy platforma, por edhe në momentin kur një përdorues mundej të hynte në llogarinë e tij, haste në probleme të ndryshme, si pamundësia për të postuar.

Facebook njoftoi në rrjetin social Twitter se dyshonte që problemet të ishin shkaktuar nga një sulm DDoS, pra një sulm i jashtëm nga hakerat në drejtim të serverave të kompanisë.

Por duket se problemi ka qenë i shkaktuar nga brenda. Një gjë të tillë e ka bërë me dije rrjeti social në një postim pak minuta më parë në Twitter, raporton newsbomb.al.

“Dje, si rezultat i ndryshimit të konfigurimit të serverit, shumë njerëz hasën vështirësi në qasjen në aplikacionet dhe shërbimet tona. Tani i kemi zgjidhur çështjet dhe sistemet tona janë duke u rikuperuar. Na vjen keq për shqetësimin dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve”, shkruan Facebook në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *