Templates by BIGtheme NET

Channing Tatum dhe Jessie J nuk fshihen më, fotografohen për herë të parë bashkë

Nuk ka më dyshime se ata janë bashkë. Po flasim për aktorin e famshëm Channing Tatum dhe këngëtaren Jessie J. Që prej tetorit të vitit të kaluar, Channing dhe Jessie J flitet se janë në një lidhje.

Por vetëm këtë mars pararacët kanë arritur t’i fotografojnë për herë të parë bashkë në Londër.

Ata ishin me valixhe duke qëndruar në rradhët e aeroportit Heathrow, të mërkurën. Të dy duken të qeshur dhe të lumtur.

Dy artistët janë takuar për herë të parë në vitin 2015 në eventin “MTV Movie Awards”, por historia e tyre nisi rreth 6 muaj pas divorcit të Channing.

Ai kishte 9 vite i martuar me Jenna Deëan, por u divorcuan në prill të vitit të kaluar.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto