Vendosni fjalën kyçe....

Nga një planet tjetër, Mesi lë të habitur mbrojtësit e Lionit (Video)


Një ditë pasi Cristiano Ronaldo shënoi një tregolësh, argjentinasi Lionel Mesi e ndoqi atë me dy gola fantastikë duke ndihmuar Barcelonën që të kualifikohej në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pas fitores 5-1 me Lionin.

Edhe pse katalanasit e dominuan ndeshjen, Mesi ishte në lartësinë e duhur duke shënuar golat dhe duke asistuar të tjerë.

Mesi e tregoi talentin e tij që në fillim të ndeshjes duke bërë atë që di të bëjë më mirë. Tifozët nga ana tjetër janë grindur në rrjetet sociale se cili prej të dyve është më i mirë pas paraqitjes fantastike të Ronaldos një ditë më parë.

Tashmë dy lojtarët duhet të tregojnë aftësitë e tyre më të mira në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku të premten do mësojnë rivalët pas hedhjes së shortit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *