Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni në Shkodër, skema e “fajdeve” dhe rrjeti me 22 persona


Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar detajet lidhur me operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku u arrestuan 11 persona.

Prokuroria tregon se ka regjistruar procedimet penale për 22 shtetas të cilët vepronin në qytetin e Shkodrës në fushën e huadhënies me interesa të larta.

Pjesë e grupit, ishte dhe një ish-kancelar i Gjykatës së Shkodrës dhe një noter të cilët regjistronin në emrat e tyre, pronat apo pasuritë e personave të cilët nuk kishin mundësi për të paguar paratë e marra hua.

Interesat për dhënien hua të këtyre shumave, varionin nga 3%-20% në javë nga ana e persona të implikuar.

Nga ky operacion u sekuestruan, toka, dyqane, automjete dhe 500 mijë euro. Gjatë hetimit, rezultoi se të dyshuarit kishin përvetësuar pasuri të luajtshme, automjete të riregjistruara në emër të tyre dhe pasuri të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane).

Pronësia e këtyre objekteve kishte kaluar në emër të tyre.

Detajet e policisë

Me datën  25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër rezultoi e provuar përfshirja e një numri te madh shtetasish ne veprimtarinë e organizuar te dhënies hua, jashtë sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shume te larta qe vardojnë nga 3%-20% ne jave nga ana e persona te implikuar.

Gjate hetimit te kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te riregjistruara në emër te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona per te cilat kishte kaluar pronësia ne emër te dyshuarve.

Si rrjedhoje e veprimeve te përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarisë bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”, te parashikuar nga nenet  170/c/2, 25, 287, 248  dhe 300/1 te Kodit Penal.

Me miratim te gjykatës se rrethit gjyqësor Shkodër janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, qe janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D (me detyrën ish kancelar ne Gjykatën e Shkodrës); V. N; E. F,; E. Q; P. V.

Janë shpallur ne kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit te detyres” per noteren pranë Dhomës se Noterisë Shkodër, V. H dhe SPZ  pranë Komisariatit te Policise Shkoder E. L.
Është ushtruar kontroll ne një numër te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykates. Gjate kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar nje numer i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), apparate  celulare etj. Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojne.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *