Templates by BIGtheme NET

Plagosja në Tiranë, detajet e para nga policia

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak çaste më parë në zonën e Komunës së Parisit, ku sipas policisë, ka mbetur i plagosur një plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa një person ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht theksohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e motiveve.  Sipas të dhënave të para, i plagosur ka mbetur një person me inicialet E.K, 26-vjeç dhe për pasojë ka marrë plagë në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto