Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka kritikuar zyraret e Shqipërisë dhe të Kosovës për mbështetjen që i dhanë koalicionit ‘Forumi shqiptar’, përfaqësuar nga Nik Gjeloshaj dhe qe fitoi zgjedhjet lokale në komunën e Tuzit.
“Unë gjithmonë përpiqem të mos ndërhyj në proceset politike të vendeve të tjera. Unë kurrë nuk kam dalë me rekomandime për malazezin në asnjë vend dhe këtu kemi pasur rekomandime të tilla”, deklaroi ai për televizionin publik malazez.
Megjithatë, Gjukanoviç shtoi se përgëzon ‘Forumin Shqiptar’ për fitoren dhe në asnjë mënyrë nuk kundërshton të drejtën e tyre për të drejtuar komunën e Tuzit.
“Ne kemi pasur një proces të rregullt dhe përgëzojmë koalicionin shqiptar për fitoren dhe besoj se do të mbështesë stabilitetin shume etnik të Malit të Zi”.
Gjatë fushatës zgjedhore, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama bënë thirrje për unitet në mbështetje të koalicionit shqiptar.