Templates by BIGtheme NET

Selena Gomez së shpejti publikon albumin e ri: Jam nervoze!

Këngëtarja Selena Gomez ka zbuluar për fansat se së shpejti do të publikojë albumin e saj më të ri, por se gjithashtu ndihet shumë nervoze për të.

“Jam në studio tani dhe gjithçka po shkon mirë. Jam nervoze në lidhje me të sepse ndjej që vendimet që do marr janë shumë të rëndësishme. Prandaj po përpiqem vërtet të jem e durueshme për gjithçka, albumi vjen shumë shpejt”- ka thënë Selena në një video të publikuar në rrjetet sociale, shkruan “Billboard”.

Ndërkohë që data e albumit ende nuk dihet, Selena është shfaqur në dy këngë të reja kohët e fundit.

Në fund të janarit u publikua kënga “Anxiety” në bashkëpunim me Julia Michaels.

Një muaj më vonë, Gomez, Benny Blanco, Tainy dhe J Balvin publikuan këngën e tyre të re, “I can’t get enough”.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto