Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, e ftuar në studion e ‘ABC News’ ka folur rreth vendimit të opozitës për djegien e mandateve, si dhe protestën e paralajmëruar më 16 mars.
Sipas Tabakut, kjo protestë do të ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe, pasi një nga arsyet që shqiptarët largohen nga vendi, është kryeministri Edi Rama .
“Më 16 mars do vijnë qytetarë nga Shqipëria do protestojnë para Kryeministrisë për të treguar që opozita atje për të treguar se qeveria nuk përfaqëson situatën politike dhe ekonomike, nuk përfaqëson asgjë që ka lidhje me interesin e shqiptarëve. Do ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe se një nga arsyet pse largohen shqiptarët, është Edi Rama dhe qeveria e tij. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”-deklaroi Tabaku.