Templates by BIGtheme NET

“Të shkosh në palestër dhe të mbash mjekër janë shenja të homoseksualitetit” – artikulli shkakton debat

Një gazetë malajziane ka publikuar një artikull që sugjeron se si të dallosh një person gay. “RT” shkruan se në listën e gazetës përfshihen gjëra të tilla si: të shkosh në palestër ose të kesh një mjekër.

Kjo listë që të mëson si të dallosh një burrë apo grua gay, është botuar në gazetën malajziane “Sinar Harian”, shoqëruar me një prononcim të klerikut islamik Hanafiah Malik, i cili kërkon të ndalë rritjen e homoseksualitetit, që shumë muslimanë e konsiderojnë mëkat në këtë vend.

“Ata duan të shkojnë në palestër, por jo për t’u ushtruar, por për të tjerët”, thotë një nga pikat e listës, duke shtuar se meshkujt homoseksualë kanë një prirje të mbajnë mjekër dhe të vishen me rroba firmato. Po ashtu thuhet se “sytë e tyre ndriçojnë kur shohin një mashkull të bukur e me shumë muskuj”.

Përqafimet, shtrëngimi i duarve, të qëndruarit vetëm dhe duke folur me përçmim për burrat, janë nga ana tjetër shenjat dalluese të një gruaje lezbike, sipas udhëzimeve të gazetës.

Homoseksualiteti është ende i paligjshëm në Malajzi, vend me shumicë myslimane. Madje mund të dënohet me deri në 20 vjet burg.

Personat e komunitetit LGBT, së bashku me muslimanët liberale dhe shiitë, shihen si një kërcënim nga konservatorët sunitë të Malajzisë si Hanafiah Malik, i cili i tha gazetës se ka një nevojë urgjente për të ndaluar “ngritjen” e homoseksualitetit.

Por ky artikull nuk është mirëpritur nga të gjithë. Arwind Kumar, një nga yjet e mediave sociale në Malajzi, ka kundërshtuar artikullin.

“Unë njoh shumë priftërinj, di shumë dijetarë islamikë, di shumë njerëz me të vërtetë fetar që e duan mbajtjen e mjekrës. A po përpiqesh të thuash se janë homoseksualë? Kaq budallallëk është ky artikull”, tha ai.

“Nëse vërtet doni të edukoni shoqërinë atëherë shpjegoni tiparet e një pedofili, një përdhunuesi, një vrasës, një rrëmbyes, njerëz që me të vërtetë rrezikojnë jetën e të tjerëve. Si njeriu homoseksual mund ta rrezikojë jetën tuaj? “

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto