Templates by BIGtheme NET

U bie shtylla 80 metra e lartë mbi kokë, shpëtojnë paq gjyqtari e futbollisti (Video)

Një gjyqtar futbolli dhe një student u plagosën nga një shtyllë drite në rënie, në një incident të tmerrshëm gjatë një stërvitjeje në një shkollën të mesme në Arkansas, SHBA, megjithatë ishin me mjaft fat që arritën të shpëtonin pa pasoja më të rënda.

Nga filmimet e incidentit vihet re se një mbajtëse dritash 80 metra e lartë rrëzohet në tokë dhe godet gjyqtarin Rigo Resendez dhe një student ndërsa të tjerët që ishin të pranishëm largohen të tronditur.

Resendez u raportua më vonë se kishte thyer dy kocka në këmbën e tij, ndërsa një student ishte gjithashtu i shtruar në spital por thuhej se kishte ikur me lëndime sipërfaqësore.

Shtylla u rrëzua për shkak të erërave të forta kur Mena High School dhe Dardanelle High School morën pjesë në një turne në Clarksville.

Shkolla e anuloi ndeshjen pas incidentit dhe e mbylli fushën, raportoi arkansasonline.com.

Mbikqyrësi i shkollave të Clarksville, David Hopkins, tha se incidenti do të hetohet, sipas “FOX16.com”.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto