Vendosni fjalën kyçe....

ZDF: Shqipëria nën pushtetin e mafias, politika e lidhur me krimin


Televizioni gjerman “ZDF” ka transmetuar një reportazh që ia ka kushtuar trafikut të drogës dhe kriminalitetit në Shqipëri si dhe lidhjeve të tij me politikën.

Mafia shqiptare është aktive në trafikun e drogës në të gjithë Evropën. Autoritetet e politikanët jo gjithnjë arrijnë ta shquajnë këtë, korrupsioni është ende i përhapur në Shqipëri, vend kandidat për në BE.

Ata duan të na tregojnë se e kanë nën kontroll trafikun e drogës. Ne i shoqërojmë gjatë një aksionit në Detin Mesdhe. Duke qenë se kolegët italianë janë më të mirëpajisur, ndihmojnë palën shqiptare kundër trafikut të drogës.

Gjatë aksionit ata kontrollojnë një barkë peshkimi. Policia pretendon se e ka nën kontroll situatën por shifrat tregojnë të kundërtën. Europoli e liston Shqipërinë për vitin 2017 si prodhuesin më të rëndësishëm të kanabisit në Europë, si dritaren e tregtisë së drogës.

Shqipëria është një nga vendet më të varfa të Europës. Paga mesatare shkon rreth 330 euro në muaj por pavarësisht kësaj, Tirana është e mbushur me makina luksi. Projektet e ndërtimit gëlojnë.

Nga vjen gjithë kjo para.

Më tej gazetarja takohet me gazetarin Artan Hoxha, i cili i shoqëron dhe u shpjegon mënyrën sesi funksionon tregtia e drogës.
Me anë të një helikopteri ata duan të na tregojnë se kanabisi është zhdukur nga sipërfaqja.

Në reportazh trajtohet ndërhyrja e policisë në Lazarat në vitin 2014. Pas një bisede me zv.ministrin e Brendshëm, Lamallari, i cili i njeh me suksese e policisë, gazetarja pyet për lidhjet e politikës me mafian dhe politikanët e korruptuar, përgjigjet fillojnë të dredhojnë.

Gazetarja më tej udhëton drejt Zvicrës ku takohet me ish-zyrtarin e lartë të policisë, Dritan Zagani, i cili ndodhet atje për azil politik.

“Zagani ka qenë një nga zyrtarët e lartë të policisë që ka treguar i pari lidhjet e trafikut të drogës me ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri. Kushërinjtë e tij janë marrë me trafik droge madje kanë përdorur edhe mjetin e ish-ministrit Tahiri. Kur Zagani i denoncoi këtë gjë te eprorët, ai u arrestua. Ish-ministri u shkarkua nga detyra por endet ende i lirë.” – thotë gazetarja teksa komenton takimin me Zaganin.

Gazetarja i rikthehet sërish takimit me gazetarin Hoxha i cili nëpërmjet një droni u tregon vendet se ku mbillet ende kanabisi.

“Shqipëria e lufton kultivimin e drogës por për aq kohë sa politika dhe mafia janë të lidhura ngushtësisht, kjo betejë duket e pakutimtë dhe zor se do jetë e suksesshme.” – mbyllet reportazhi. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e ZDF

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *