Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Edmond Bego fshihet pas kullës në qendër të Tiranës


A fshihet Edmond Bego pas kullës më të re në qëndër të Tiranës? A po bën pastrimin e rradhës së parave të pista Veliaj me kullat në Tiranë?”- është kjo pyetja që zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina ZHupa ngre në një postim në Facebook.

Por për të hedhur dritë mbi këtë pyetje, Zhupa ka ndërtuar një skemë që lidh Edmond Begon me kompaninë që do ndërtojë kullën 25 kate mbi tokë.

Me vendimin Nr.09, date 20.06.2018 , Keshilli Kombetare i Territorit ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin “Tirana’s Rock” objekt i perzier banim dhe shërbime , 25 kate mbi toke dhe 5 kate nen toke” , me ndërtues shoqëria “ANA” sh.p.k .

Duke ju referuar zonen ku do ndërtohet kulla , deri pak dite me parë (23 shkurt 2019 ) ka ekzistuar një godinë e vjetër e qytetit “Hotel Vjosa” i cili është shkatërruar nga Bashkia e Veliajt me arsyetimin se do të ndërtohej stacion autobuzi për linjat e qytetit . E vërteta është ndryshe, sipas dokumenteve të lejes së ndërtimit provohet që kjo hapësire e liruar pas prishjes së objektit do të zihet nga ndërtimi i kullës “Tirana`s Rock “ 85 metra lartësi . Ky ishte mashtrimi i radhës i Veliajt për ta boshatisur tokën që kishte planifikuar për kullë.

Po kush është Ana shpk që merr kullë në mes të Tiranës dhe kush është lidhja e administratores dhe pronares së saj me Romario shpk, nën hetim aktualisht për pastrim parash të Edmond Begos?

Ana sh.p.k , është kompani që ushtron aktivitetin në fushën e ndërtimit me administrator dhe pronare 100% znj. Mirela Zeraliu .

Emri i Mirela Zeraliu është i njohur edhe më parë. Ajo ka qënë për një kohë pronare dhe administratore për kompaninë Romario shpk, që prokuroria e heton si kompani që ka bërë pastrimin e parave të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Mond Begos. Të dhënat e prokurorisë jepen dhe në investigimin e bërë nga BIRN, të cilin mund ta lexoni të plotë në këtë link:

Administratorja dhe pronarja e Ana shpk, nuk është as më shumë e as më pak se ish administratorja dhe pronarja e Romario shpk, një firmë që shërben sipas prokurorisë për pastrimin e parave të Mond Begos.

Më poshtë dokumentat dhe skemën e lidhjeve dhe aseteve të Mond Begos:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *